Në një tryezë për Ditën e Evropës, Ministri i Jashtëm Igli Hasani tha se BE do të jetë më e plotë vetëm me integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, mbetet thelbësor përshpejtimi i procesit të integrimit, pasi vetëm kështu Evropa do të jetë më e plotë dhe më e sigurt.

“Slogani ‘E duam Shqipërinë si e gjithë Europa’, është sot teza parësore e politikës tonë të jashtme. Integrimi evropian mbetet detyrim i madh moral i yni ndaj brezave të rinj.”

Kryediplomati shqiptar komentoi edhe rezultatet e zgjedhjeve ne Maqedoninë e veriut duke nënvizuar rëndësinë që ka integrimi në BE. Me rastin e Ditës së Europës aktivitete organizoi edhe zyra e bashkimit Europian në Tiranë. 

Tv Klan