Haxhinasto_sequiMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto i ka kthyer përgjigje drejtuesve të furgonëve duke theksuar se s`do të ketë tërheqje të vendimit të qeverisë ku sanksionohet që ata rrugën e kthimit duhet ta bëjnë pa pasagjerë. Gjatë një takimi mbi “Sigurinë Rrugore”, Haxhinasto tha se transporti publik me furgonë mund të krahasohet me kioskat e dikurshme përsa i përket paligjshmërisë.

Ky aktivitet i paligjshëm, sipas ministrit, po mbështetet edhe nga opozita që është rreshtuar në krah të drejtuesve të furgonëve.

Përsa i përket sigurisë rrugore, ministry ritheksoi se do të ketë një ndryshim themelor në mënyrën se si do të përgatiten drejtuesit e mjeteve, si do të bëhet specifikimi i tyre, dhe si do të jepen patentat. Ndërsa ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sequi vuri në dukje se numri i aksidenteve rrugore është tepër i lartë dhe premtoi asistencë nga Bruskeli për përmirësimin e kushteve të sigurisë rrugore.