Meri Shehu ishte si çdo të hënë në studion e Rudina, në Tv Klan, për të bërë parashikimin e yjeve për këtë javë të dytë të muajit Mars. Astrologia paralajmëroi një javë që do t’i prekë të gjitha shenjat dhe tha se asnjë nuk do të jetë indiferent në këtë periudhë.

“Kemi filluar me hënë të re në shenjën e Peshqve, është një hëne e re shumë domethënëse. Një cikël që mbyllet dhe hapet. Do ta përjetojnë shumë Peshqit, Virgjëreshat, Binjakët dhe Shigjetarët gjatë 10 ditëshit të dytë. Një ndryshim shumë i madh në jetën e tyre. Sot është futur dhe Mërkuri në shenjën e dashit. Mërkuri ka të bëjë me komunikimin, me zgjidhjet e shpejta, me inteligjencën, ose si të themi një zgjidhje praktike të shumë situatave. Vetëm se sjell pak nervozizëm. Se në një shenjë Dashi që i kërkon gjërat shpejt, edhe Mërkuri ka një zhvillim më të shpejtë sesa zakonisht. Kështu që nervozizmi është ai që mund të mbizotërojë. Por kemi edhe afër ditën që futet në Peshk, sot në darkë, kështu që romantizmi, ndjenjat e bukura, erotike, ana ekonomike mund të rregullohet dhe të nivelohet për peshqit, për virgjëreshën, për binjakët dhe për shigjetarin. Dhe kemi pastaj në fundjavë, në këtë javë ndodhin të gjitha. Futjen e diellit në Dash, sepse kemi ditën verore dhe kemi edhe hënën e plotë në datë 25 në Peshore. Kemi shumë gjëra për të thënë dhe sado yje që t’u jap unë shenjave dhe yjeve të ndryshme aty, përsëri kjo javë vetëm statike nuk mund të jetë, ose indiferente. Pra askush nuk do ngelet indiferent në këtë periudhë. Pa diskutuar, pa komunikuar, pa u sjellë një ngjarje në jetën e tyre dhe pa bërë gjëra të rëndësishme”, tha astrologia.

Yjet për secilën shenjë të horoskopit: Dashi 3, Demi 1, Binjakët 2, Gaforrja 3, Luani 1, Virgjëresha 4, Peshorja 5, Akrepi 3, Shigjetari 4, Bricjapi 3, Ujori 3, Peshqit 2./tvklan.al