“Procesi për liberalizimin e vizave nuk është duke i numëruar ditët dhe javët, por mund të them se është duke i numëruar orët”. Kjo deklaratë është bërë nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

“Mund të them se Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret e nevojshme për rekomandimin e vizave nga Brukseli, prandaj dua të potencoj se procesi për liberalizmin e vizave për Kosovën tashmë nuk është duke i numëruar ditët dhe javët, por mund të themi se është duke i numëruar orët dhe ky është një lajm i mirë dhe histori e re për Kosovën”, është shprehur Thaçi.

Presidenti Thaçi këtë deklarim e ka bërë pas një takimi që ka pasur me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Një ditë më parë agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar burime nga Bruskeli shkruante se për Kosovën mund të merret vendimi për liberalizimin e vizave të mërkurën./

tvklan.al