Tom Dean mposhti dy herë COVID-19, fitoi medalje ari në Japoni

Lojërat Olimpike të Tokios janë cilësuar si ato të rinisjes së sportit në një nivel global dhe midis personazheve të kopertinës është padyshim Tom Dean. Notari britanik arriti që të marrë pjesë në Lojërat Olimpike pasi mundi dy herë COVID-19 dhe në Japoni arriti që të triumfojë në 200 metra stil i lirë.

21-vjeçari kaloi një nga situatat më të sikletshme gjatë kohës kur ishte i infektuar me Covid, ku për herë të dytë simptomat ishin të jashtëzakonshme. Dean nuk ka qenë kurrë në rrezik për jetën, por impenjimi me një sport si noti, ku sistemi kardiovaskular është i rënduar rreziku është gjithmonë aty.

Por dëshira për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike nuk u shua asnjëherë, aq më shumë nga trajneri i tij, David McNulty, i cili kërkonte që Dean të ishte me patjetër në garat e Tokios. Një ëndërr që u bë realitet dhe notari tashmë ka fituar edhe sfidën e tretë të jetës. Histori frymëzuese për të gjithë botën e sportit, që duhet të marrë shembull nga puna dhe talenti i këtij 21-vjeçari.

Klan News