Këtë fundjavë këngëtarja Arinda Gjoni ka udhëtuar në Genova të Italisë për t’i realizuar ëndrrën një fansi të veçantë.

Aldo Skeja 6 vjeç, në  kushte shëndetësore jo të  mira, i shtruar në  spitalin e Genovës nuk ka folur dhe nuk ka ecur asnjëherë, por kupton çdo gjë dhe i pëlqen shumë muzika, sidomos këngët e Arindës, të cilën më në fund këtë fundjavë e takoi.

Sot këngëtarja rrëfeu e emocionuar në emisionin “Rudina” takimin me 6-vjeçarin, i cili disa javë më parë kishte hyrë në operacion duke dëgjuar këngët e Gjonit.

https://youtu.be/b3vDLC3BEC4?t=11m6s

“Ky është një rast që e njeh gjithë opinioni publik sepse babai i djalit ka bërë disa apele për t’i ardhur në ndihmë. Djali ka lindur me një vrimë në shtyllën kurrizore dhe kjo i shkakton shumë infeksione në trup dhe ai as nuk ka ecur dhe as nuk ka folur ndonjëherë. Ai quhet Aldo dhe është 6 vjeç. Djali tani është në Genova dhe po kurohet atje. Gazetarët më informuan të shkoja sepse ai edhe në sallën e operacionit ishte futur me këngën time.

Sapo mora vesh këtë, direkt kam prerë biletën për në Genova. Kur pashë videon e tij m’u këput shpirti. Nuk e mendova dy herë dhe u nisa për ta takuar. Kur arrita aty babai i tij filloi të qante nuk e besonte që isha aty. Kishim dyshime nëse do të më njihte djali, por ai më njohu dhe filloi të llastohej, më ka përqafuar fort. Është një rast shumë i dhimbshëm. Ai tashmë ka bërë operacionin dhe mjekët i kanë dhënë shpresë”,

tregoi këngëtarja e cila përmes emisionit i bëri apel të gjithëve të ndihmojnë vogëlushin i cili do vijojë të kurohet në Genova.

/tvklan.al