Thuhet se një shoqëri shihet sa e emancipuar është nga mënyra se si sillet me moshat e treta apo me fëmijët. Shoqëria shqiptare vjen nga një mendësi ku lidhjet farefisnore janë shumë të ngushta, e akoma më të ngushta ato familjare. Tradita shqiptare thotë që djali i vogël qëndron me prindërit, mendësia e Azilit para disa vitesh ka qenë e papranuar dhe mjaft e paragjykuar për shqiptarët, por kohët moderne po ndeshin një tjetër mendësi.

Sot akoma dhe më shumë po shkojmë drejt individit i cili kërkon liri, privatësi madje edhe distance, familja është zvogëluar në koncept.

Për të folur rreth këtij fenomeni kanë qenë të ftuar në studio Mira Perdeni, drejtore ekzekutive “Shoqëria shqiptare për të gjitha moshat, Rajna Kovaçi eksperte në çështjet sociale dhe Sajmir Bakalli, psikolog.

Në një lidhje direkte ka qenë edhe nusja e djalit të gazetarti të njohur Mitro Çela e cila jeton prej vitesh në Shqipëri. Ajo ka deklaruar se është kundër çuarjes së prindërve në Azil dhe nëse një ditë do duhej të kujdesej për vjehrrin apo vjehrrën, ajo ishte e gatshme të lindte dhe punën e saj.