Tensionet mes qeverisë kineze dhe Hong-Kongut po thellohen më tej. Muaji i ardhshëm do të shënojë 1-vjetorin e protestave të nisura nga aktivistë dhe studentë të cilët kërkonin më shumë liri dhe pavarësi nga qeveria qëndrore. Por me shumë gjasa ato pritet që të rikthehen sërish në rrugë dhe më të dhunshme se më parë.

Së fundmi, Pekini pritet që të miratojë një normë të re që dënon çdo aktivitet të dhunshëm në përpjekje për pavarësinë e Hong Kongut nga Kina si dhe ndikimet që mund të kenë vendet e tjera tek kjo çështje.

Nëse kjo arrin të miratohet, pritet që mes tyre të nisi një betejë pasi Hong-Kongu për vite të tëra ka luftuar fortë për të mbajtur sistemin e trashëguar nga Britania e Madhe dhe kjo normë do të godiste fortë autonominë e saj.

Një normë e tillë u diskutua edhe në vitin 2003 por u më pas u refuzua për shkak të demostratave të bëra nga aktivistët e Hong Kongut.

Nga ana tjetër, Kina e ka paralajmëruar Hong Kongun që të mos luajë me zjarrin dhe të mos organizojnë protesta të dhunshme që do të cënojë stabilitetin e vendit. Sipas qeverinë kineze, protestuesit po nxisin terrorin në vend duke cënuar sigurinë.

Një vit më parë Hong Kongu pati nivelin më të ulët të turistëve krahasuar për shkak të dhunës së krijuar. Protestat nisën në javët e para të Qershorit 2019 kundër projektligjit për ekstradimin e personave të dyshuar për krime në Republikën Popullore. Shefja ekzekutive Carrie Lam e tërhoqi këtë projektligj për t’i dhënë fund dhunës dhe kaosit në Hong Kong.

Hong Kongu iu dorëzua Kinës nga Britania në vitin 1997 nën parimin një shtet dy sisteme. Sipas këtij parimi, territori ka pavarësinë e tij gjyqësore, legjislaturën e tij, sistemin e tij ekonomik dhe dollarin e tij, ndërsa Pekini ruan kontrollin mbi çështjet e jashtme e ato të mbrojtjes.

Klan Plus