Dashi – Do të ndiheni konfuz, sidomos në dashuri. Do të nxirrni në pah defektet e njeriut tuaj të zemrës. Fokusoheni më shumë në jetën profesionale.

Demi – Pritet që sot të jetë një ditë pozitive, edhe pse Merkuri është në një orbitë që nuk ju mbështet aq sa duhet. Raporte intensive me partnerin.

Binjakët – Dita e sotme do të jetë e mbushur me energji dhe do të ndiheni mirë fizikisht dhe mendërisht. E vetmja gjë negative është se mund të zhgënjeheni nga një person. Në vendin e punës mund të keni probleme.

Gaforrja – Shmangni polemikat dhe zënkat në dashuri edhe në familje apo në raport me të tjerët. Mund të përballeni me tensione të forta. Sa i takon dashurisë, do të keni dëshirë për të pasur më shumë garanci nga partneri/ja.

Luani – Shtatori do të nisë mjaft pozitiv, ku do keni mundësi që të organizoni programe interesante. Yjet janë në anën tuaj dhe rezultatet nuk do të vonojnë. Shumë shpejt do të merrni vlerësime edhe në sferën profesionale.

Virgjëresha – Kjo është një periudhë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Lejoni veten që të udhëhiqeni nga instikti dhe nuk do të gaboni. Sa i takon dashurisë, keni mbështetjen e yjeve dhe mund të hidhni hapin e madh.

Peshorja – Dita e sotme do të jetë e qetë për ju, por që gjithsesi do të jetë e përkohshme. Situata pritet të ndryshojë, kjo edhe në sajë të ndikimit të Mërkurit.

Akrepi – Mos mendoni për të kaluarën, por shikoni përpara. Mos rrini peng në një historie që e keni lënë pas duke menduar për hakmarrje.

Shigjetari – Dita e sotme do të jetë e qetë, pas disa vështirësive që keni kaluar në jetën sentimentale. Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm.

Bricjapi – Nën ndikimin e planetëve të shumtë do të arini të vini në vijë një ide apo projekt, por nuk duhet që ta lini përgjysmë.

Ujori – E diela do të jetë mjaft pozitive. Do të keni mundësi që të bëni gjëra të rëndësishme. I vetmi aspekt ku duhet të tregoni kujdes, janë financat.

Peshqit – Dita e parë e muajit do të jetë mjaft e ngarkuar, për shkak të disa problemeve ekonomike dhe burokratike. Por kjo situatë nuk do të zgjasë shumë dhe gjërat do të zgjidhen. /tvklan.al