Dashi-Sot e diela është një ditë shumë e mirë për të përfunduar planet dhe për të përmbushur ëndrrat që keni bërë për një kohë të gjatë.

Demi-Kjo e diel është e përshtatshme për ju për të zbatuar shumë nga planet që keni thurur, por duke bërë ndryshimet e nevojshme. Mos nxitoni.

Binjakët-Parashikohen tensione me njerëzit tuaj të afërt, bëni kujdes sepse mund të pendoheni për çfarë do të thoni e bëni.

Gaforrja-Keni punuar shumë përgjatë kësaj periudhe dhe ndjeni se ju nevojitet një shkëputje nga përditshmëria. Merrni një pushim dhe rifreskoni mendjen.

Luani– Jeni luftarak dhe këtë do ta tregoni edhe sot pasi do të përballeni me një situatë serioze që do të kërkojë zgjidhje të menjëhershme.

Virgjëresha– Disa çështje së shkuarës do të rikthehen në jetën tuaj krejt papritur. Bëni kujdes sepse nuk duhet të riktheheni sërish në kohët e vjetra.

Peshorja-Është një ditë ideale për ta kaluar me familjen dhe njerëzit e zemrës. Dinamizmi juaj do të bëjë që e gjithë vëmendja të jetë tek ju.

Akrepi-Gjendja juaj sot nuk është e mira. Vonesa të ndryshme, por edhe keqkuptime ju largojnë nga orari juaj dhe ju nervozojnë. Përpiquni të ruani qetësinë.

Shigjetari-Kjo e diel do të jetë shumë e ngarkuar për ju dhe detyrimet tuaja do të rriten orë pas ore. Pra, tregoni pjekurinë e duhur dhe mos u tërhiqni nga disa çështje që do të lindin aty ku nuk i prisni.

Bricjapi-Mundësitë që keni janë të shumta dhe veçanërisht sot, do të keni mundësi t’i përdorni ato për të arritur shumë nga gjërat që dëshironi. Kushtojini vëmendje lëkundjeve tuaja të humorit, të cilat do të krijojnë pengesa në qëndrimin dinamik që duhet të tregoni në mënyrë që të arrini atë që dëshironi

Ujori-Sot, sekretet dhe komentet që ju bëjnë përshtypje, mund t’ju bëjnë sipërfaqësor, por është mirë të mos thoni mendimin tuaj. Merrni një qëndrim neutral dhe përdorni diplomacinë tuaj për të shmangur tensionet me njerëzit tuaj.

Peshqit-Sot është mirë sot të mos lejoni që situata të ndryshme t’ju rrëzojnë dhe t’ju bëjnë të mbingarkuar mendërisht. Ju keni caktuar disa synime dhe nuk duhet të devijoni prej tyre, pavarësisht sa vonesa ose prishje planesh hasni. /tvklan.al