Dashi-Afrimi

i eklipsit hënor do t’i bëjë më të ndjeshëm se zakonisht ata që ju rrethojnë,

ndaj bëni kujdes me fjalët sidomos gjatë ditëve të para të javës. Përpiquni të

mos bëni premtime të cilat mund të mos i mbani, sepse do t’i mërzisni.

Demi-Nuk do të

hezitoni për të thënë atë që mendoni gjatë ditëve në vijim dhe ajo që do të

thoni mund t’i bëjë shumë mirë, shumë personave. Në të njëjtën kohë do të mërzitë

ata që preferojnë që gjërat të mos ndryshojnë.

Binjakët-

një pikë të ditës do të kuptoni se kompromisi jo vetëm që është i mundur, por është

gjithashtu i nevojshëm. Aktiviteti kozmik në shenjë do t’ju inkurajojë që të

hapeni tek ata që doni dhe besoni. Dhe ata nuk do t’ju zhgënjejnë.

Gaforrja-Teksa

java e re nis, gjëja më e rëndësishme është që të besoni në vete dhe të besoni

në gjykimin tuaj. Mos i jepni të tjerëve mundësinë që t’ju tregojnë se çfarë

duhet të bëni, në asnjë mënyrë.

Luani-E

keni të lehtë për t’i bindur miqtë dhe kolegët që t’ju ndihmojnë, ndaj nëse këto

ditë do të keni shumë punë, kërkoni ndihmën e tyre. Nuk ka nevojë të vuani në

heshtje, sidomos kur keni kaq shumë njerëz që ju duan dhe ju vlerësojnë.

Virgjëresha-Përgjatë

këtyre dy-tre ditëve do të keni përplasje idesh me dikë që punoni. Mos u shqetësoni,

në fund do të shihni se produkti nga kjo përplasje do të jetë në të mirë të të

gjitha palëve.

Peshorja-Ka

shumë mundësi që sot të keni përplasje me dikë, opinionet e të cilit nuk ju pëlqejnë.

Mos u zbrapsni. Nëse tregoni shenjën më të vogël të dobësisë, përplasjet do të

vijojnë. Ndaj qëndroni të fortë dhe përballuni me atë që nuk jeni dakord.

Akrepi-Këtë

javë do ta keni të lehtë për të bindur këdo, thuajse për gjithçka, si miqtë

edhe armiqtë. Sigurohuni që të përfitoni, pasi ka mjaft gjëra pozitive rreth e

rrotull.

Shigjetari-Duhet

të siguroheni se nuk do të mbeteni jashtë nëse marrëveshja që po ju kërkohet të

jeni pjesë nuk shkon mirë. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë më mirë mos u bëni

fare pjesë e saj.

Bricjapi-Duke

qenë se nesër në shenjën tuaj ndodh eklipsi hënor, është e rëndësishme që të

mos i lini të tjerët që të marrin vendime për ju. Dëgjoni këshillat, por mos u

gënjeni nga fjalët që thonë, pasi nuk do të thotë se mund të dinë më shumë se

ju.

Ujori-Mund

të mos jeni në humor për të dalë e për t’u argëtuar këtë fillim jave, por nuk

ka asgjë për t’u shqetësuar. Ajo që ju duhet më shumë momentalisht është hapësirë

për mendimet. Është e nevojshme që të jeni si mendërisht ashtu edhe

emocionalisht të përgatitur për atë që do të vijë.

Peshqit-Përpiquni

që të mos impononi mendimet dhe opinionet tuaja tek të tjerët. Nuk ka rëndësi

sa brilante apo të duhura mund të jenë, momentalisht askush nuk do t’i marrë për

bazë. Situata është e përkohshme.//tvklan.al