Dashi-Koha duket se nuk do të jetë në favorin tuaj sot, por mos u shqetësoni. Duke qenë një natyrë pozitive, mesiguri do të gjeni mënyrën për të lënë mënjanë stresin dhe për t’ia dalë mbanë. Në fund të ditës dilni dhe argëtohuni, e meritoni.

Demi-Mjaft u shqetësuat për gjithçka, ka ardhur koha të jetoni. Nuk ka asgjë që nuk mund të arrini dhe sa më parë të kuptoni këtë, aq më të përmbushur dhe të plotësuar do të ndiheni. Jeta është e bukur, ka ardhur koha ta shijoni.

Binjakët-Mund ta dini se çfarë jeni të aftë të bëni ose jo, por është e nevojshme të dini gjithashtu cilat janë limitet tuaja. Është shumë mirë që të besoni në vetvete sa më shumë, megjithatë mos e lejoni që kjo t’ju eklipsojë realitetin.

Gaforrja-Lërini të tjerët që të thonë fjalën e fundit këtë fundjavë, sidomos në punë, ku kolegët do të kenë më shumë argumente nga zakonisht. Mos e shpenzoni kohën e çmuar dhe energjinë në situata të parëndësishme.

Luani-Të tjerët do të bëjnë gjithçka që të ndikojnë në planet tuaja gjatë 48 orëve në vijim dhe është e nevojshme që të bëni çdo gjë që keni në dorë për t’i injoruar. Do të shihni se nuk do të jenë në gjendje që t’ju pengojnë nëse nuk i lejoni.

Virgjëresha-Mos lejoni që negativiteti i të tjerëve të ndikojë në humorin tuaj. Ata mund të zgjedhin që ta shohin gjthçka të zezë, por nuk është detyrimi juaj që t’i ndiqni. Ndihuni mirë me veten dhe jetën në përgjithësi.

Peshorja-Kontrollojini dy herë faturat apo dokumentet e rëndësishme sot përpara se të firmosni, pasi të tjerët mund të mos jenë shumë të sinqertë me ju. Nëse nuk përfitoni nga një marrëveshje është më mirë të mos bëheni pjesë e saj.

Akrepi-Sa më shumë dikush përpiqet t’ju bëjë pjesë të një projekti për të cilin nuk jeni 100 përqind të sigurt se është në interesin tuaj më të mirë, aq më të vendosur duhet të jeni për ta refuzuar.

Shigjetari-Mund ta keni kokën të mbushur me ide, por jo të gjitha mund të jenë praktike, ndaj mos u tregoni të nxituar. Përpara se të vendosni për të vënë zbatim këto ide bëni mirë që të mendoni më parë për rezultatin që do të keni.

Bricjapi-Një njeri i afërt do të thotë diçka që do t’ju mërzisë sot, por bëni mirë që të mos e merrni shumë seriozisht. Kjo do të vijë për shkak se nuk do të zgjedhin fjalët e duhura për të shpejguar atë që dëshirojnë të thonë.

Ujori-Mos u mundoni më shumë seç duhet për t’i treguar të tjerëve se çfarë jeni në gjendje të bëni. Nëse deri më tani nuk e kanë marrë vesh ende, nuk kanë për ta kuptuar kurrë.

Peshqit-Nëse dikush me të cilin nuk shkoni shumë mirë do t’ju thotë sa njeri i mirë jeni, me gjasë janë duke thurur diçka jo të mirë. Mos u shqetësoni dhe mos i jepni arsye që të mendojnë se i besoni.

/tvklan.al