Horoskopi 17 Maj 2021



Horoskopi 17 Maj 2021

08:31 17/05/2021

Dashi-Bëni mirë të shfrytëzoni mundësinë për të tejkaluar një konflikt që keni pasur së fundmi me një person jo shumë të rëndësishëm për ju. Jepuni gjërave një drejtim të ri dhe kështu do të ndiheni më mirë. Jini të sinqertë me veten për marrëdhëniet që keni me të tjerët.

Demi-Gjatë ditës së sotme do të merrni një lajm pozitiv në aspektin profesional. Dinakëria nuk ju mungon, sidomos kur në punë duhet të shfaqni veten. Në dashuri evitoni tonet e ashpra me partnerin/en, dhe bisedoni me qetësi.

Binjakët-Cilësia që ju nevojitet tani është durimi. Një fazë e re do të nisë për ju kur dielli të lëvizë drejt shenjës suaj në fillim të javës tjetër. Në këtë kohë do të mund të bëni gjithçka keni ëndërruar. Ndërsa deri atëherë, qëndroni të qetë.

Gaforrja-Megjithëse kuadri yjor mbi kokën tuaj nuk është edhe aq i favorshëm, kjo nuk do t’ju pengojë aspak që sot të keni iniciativë e madje të jeni edhe agresivë ndaj kundërshtarëve tuaj.

Luani-Në përgjithësi pritet një ditë e mirë dhe e vetmja gjë që do t’ju bëjë të jeni të pavendosur është se në morinë e alternativave nuk dini se cilën të zgjidhni.

Virgjëresha-Pavarësisht sesa shumë po përpiqeni, nuk mund t’ia përforconi dikujt besimin te vetja. Sfidat janë gjithmonë personale, ndaj mjaftohuni me disa këshilla. Mos harroni të kujdeseni për veten. Bëni mirë të merreni me aktivitete që ju japin kënaqësi mendore.

Peshorja-Do të ndjeni një lodhje të akumuluar prej kohësh duke preferuar të pushoni sot larg njerëzve tuaj të afërt. Në aspektin afektiv mund të mbështeteni tek vendimet që partneri/ja juaj do të marrë. Së fundmi nuk mund të mohohet që jeni të mbushur nga dyshimet.

Akrepi-Gjasat janë shumë të mëdha që ju të mërzisni dikë ose shumëkënd sot, por kjo ndoshta është edhe diçka e mirë. Duhet t’ua bëni të ditur të tjerëve se ju nuk mund të silleni sipas dëshirave të tyre.

Shigjetari-Dashuri me shikim të parë për personat që janë vetëm. Megjithatë, nuk do mungojnë dhe debatet e vogla. Në profesionin tuaj do ta ndieni veten shumë mirë.

Bricjapi-Pas një periudhe me shumë pak mundësi për të ndërmarrë një iniciativë, duket se ka ardhur momenti i përshtatshëm për të hedhur një hap vendimtar. Në planin sentimental jeni të favorizuar.

Ujori-Dëshira e madhe për të mos bërë skena ju ka bërë që të lejoni persona të afërm të largohen prej jush me gjëra të cilat nuk duhej t’i kishin marrë me vete. Tani duhet të kaloni në ekstremin tjetër dhe t’u kërkoni të tjerëve të luajnë sipas rregullave.

Peshqit-Merruni me detajet e jetës suaj personalisht dhe mos ua lini në dorë njerëzve të tjerë. Plotësoni çfarë keni pa përfunduar sot dhe nesër, në fundjavë do të jeni të zënë me të tjera gjëra ndërsa të hënën do të jetë vonë./tvklan.al







Të ngjashme