Dashi –Edhe pse jeni të turbullt përsa i përket projekteve të punës në aspektin e dashurisë gjithçka do të jetë në rregull. Për ata që janë vetëm ka lajme të mira. Do do të marrë fund njëherë e mirë beqaria.

Demi –Dita do të nisë shumë e mbarë, por në pasdite dikush do ju prishë humorin. Përpiquni që të shmangni debatin me lezet. Nëse jeni duke njohur një njeri është më mirë që të tregoheni të matur dhe jo tendenciozë.

Binjakët –Gjithçka do të shkojë sipas planeve tuaja. Ju jeni një natyrë shumë solare/ë dhe plot sens humori dhe për këtë arsye njerëzit ju xhelozojnë. Mos u kushtoni rëndësi njerëzve që nuk janë pjesë e rrethit tuaj shoqëror.

Gaforrja –Nëse ndiheni të vetmuar është më mirë të merrni disa orë pushim dhe të takoni disa nga miqtë më të afërt. Kohët e fundit keni braktisur njerëzit e zemrës dhe kjo ju ka bërë të vuani. Është koha për të ndryshuar sjellje. Beqarët duhet të presin.

Luani –Tensionet në marrëdhënien tuaj do të marrin fund. Partneri do të falë gjithçka që ju keni dhënë dhe do të nisë një fillim i ri. Beqarët do të këne njohje të reja në ambientin e punës. Jepini vetes mundësi të reja.

Virgjëresha –Emocione të forta ju presin sot. Një surprizë do t’ju bëjë të harroni të gjithë lodhjen dhe të buzëqeshni përsëri. Mbrëmja do të jetë plot aventura për të gjithë beqarët dhe mund të takojnë shpirtin binjak.

Peshorja –Sot do të keni nevojë të mbështeteni tek partneri më shumë se kurrë. Ai do të tregohet mirëkuptues dhe shume tolerant. Kohët e fundit keni qenë shumë të mbyllur ne vetvete. Lajme të mira vinë për ata që janë vetëm. Një mik do ju bëjë një propozim shumë interesant.

Akrepi –Marrëdhënia juaj do të pësojë një krisje. Është mirë që të diskutoni me partnerin, ose gjërat do të marrin tatëpjetën. Për beqarët, do të ketë takime të mira, përfitoni nga kjo ditë që të bini në dashuri. Bëni kujdes me shëndetin

Shigjetari –Bëni kujdes në punë, pasi një person që ju e konsideroni mik do ju fusë në telashe. Tregojini vendin që meriton sa është herët, ndryshe situata do të përkeqësohet. Nëse jeni vetëm do të duhet të prisni disa javë para se të mund të takoheni me persona interesantë.

Bricjapi –Dita nuk do të jetë shumë premtuese por ju duhet të dini si ta përmirësoni atë. Merrni situatën në duar dhe përvishni mëngët. Beqarët mund të marrin një po nga personi që pëlqejnë, i cili do të bëjë që të buzëqeshë zemrën tuaj.

Ujori –Sot do të merrni atë që meritoni dhe e prisni prej shumë kohësh. Dita do të jetë plot lajme të mira dhe partneri do të jetë m,e ju për të festuar. Edhe beqarët do të keni një ditë me fat.

Peshqit –Puna juaj do të jetë primare dhe e gjithë vëmendja juaj do të fokusohet në projektet që keni marrë përsipër. Partneri do ju bëjë një surprizë shumë të bukur që ka të bëjë më planet tuaja për pushime. Beqarët mund të kenë vështirësi në fillimin e një marrëdhënieje të re, sepse janë ende të lënduar.

/tvklan.al