Dashi

Ky fillim muaji për ju do të jetë pak i komplikuar pasi disa probleme në punë që do t’jua bëjnë të vështira ditët. Megjithatë, mos u shqetësoni sepse muaji do të ju rezervojë dhe mjaft surpriza të këndshme.

Demi

Nëse keni takuar dikë interesant, mos e humbisni. Ai mund të jetë personi i duhur. Në punë duhet të vazhdoni të angazhoheni për të arritur aty ku i kenivënë synimin vetes.

Binjakët

Pas një periudhe stresi, vjen pak qetësi në jetën tuaj. Në punë ka ende shumë për të bërë, por keni një vendosmëri të madhe që nuk ju bën të dorëzoheni.

Gaforrja

Në marrëdhëniet personale jeni larguar nga njerëzit negativë dhe kjo është një arritje e madhe. Në punë bëni kujdes që të mos merrni vendime të nxituara. 

Luani

Këto ditë, nëse jeni beqarë, mund të keni një takim shumë të veçantë. Megjithatë, përpiquni të ndryshoni rutinën dhe të shkoni në vende të reja. Në punë do të arrini rezultate të shkëlqyera. 

Virgjëresha

Në dashuri duhet të bëni pak durim pasi jo çdo gjë do të ju shkojë ashtu siç ju doni dhe përpquni të mirëkuptoni dhe partnerin tuaj. Në punë do duhet të ngrini më shumë zërin për atë që keni të drejtë.

Peshorja

Bëhuni gati pasi kjo është një ditë surprizash ndaj prisni lajme të mira si në dashuri ashtu edhe në punë. Shumë surpriza ju presin gjatë këtij muaji.

Akrepi

Sot do të ndiheni pak të lodhur dhe do të keni një ndjenjë vetmie. Mos u dorëzoni. Në punë vazhdoni me angazhimin e zakonshëm.

Shigjetari

Ju keni gjithmonë ide të mira, por ndonjëherë keni vështirësi t’i zbatoni ato. Përpiquni të gjeni përqendrimin e duhur në punë dhe në dashuri mos u mashtroni nga gjërat kalimtare.

Bricjapi

Pas një periudhe disi kaotike, qetësia kthehet. Në punë, mos kini frikë të bëni zgjedhjen e gabuar, shkoni përpara dhe bëni çmos për të ndryshuar.

Ujori

Ka ende disa situata të pazgjidhura në jetën tuaj. Mundohuni të mendoni më shumë për dëshirat tuaja dhe jo ato të të tjerëve.

Peshqit

Kjo ditë është ideale për të bërë diçka të re dhe për t’i dhënë një vrull risisë dhe jo rutinës suaj. Ju dëshironi të ndryshoni dhe duhet të ndiqni dëshirat tuaja./tvklan.al