Dashi– Në ditë e bukur do të jetë kjo e hënë për ju. Do të merrni një lajm të mirë për sa i përket financave dhe mund të ndërtoni një biznes të ri, nga i cili do të keni shumë fitime.

Demi- Sot do të keni gjithçka nën kontroll. Do ta nisni ditën me një lajm të mirë, pasi mund të fitoni një çështje ligjore me shumë rëndësi. Në punë do të merrni përgjegjësi të reja dhe do u rriten financat.

Binjakët- Planet tuaja kanë për t’u realizuar sot, por duhet të tregoni kujdes në vendimet që do të merrni. Në punë mund të keni disa probleme të vogla, e nëse tregoni të zgjuar gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt.

Gaforrja- Kriza e javës së shkuar do të marrë fund sot. Do të merrni një lajm të mirë nga banka, por këshilloheni që të shmangni vendimet e rëndësishme. Lajme të mira do të ketë për të martuarit.

Luani- Duhet të keni shumë kujdes me mënyrën tuaj të të folurit, pasi mund t’i shkaktoni shumë probleme vetes. Për sa i përket çështjeve financiare do të keni një balancë të qëndrueshme mes shpenzimeve dhe të ardhurave.

Virgjëresha- Problemet shëndetësore që u kanë shqetësuar ditët e fundit do të marrin fund. Nga ana tjetër në punë do të merrni disa përgjegjësi të reja, të cilat do të përkthehen në të ardhura më të mëdha.

Peshorja- Duhet të tregoni shumë kujdes sot. Do të keni një dileme për një vendim të rëndësishëm, por do të zgjidhni gjithçka me intuitë. Për sa i përket çështjeve financiare do të keni probleme.

Akrepi- Do të jeni shumë të ngarkuar sot dhe mund të bini viktimë e mendimeve negative. Do të tregoheni shumë arrogantë me miqtë dhe kjo do t’iu sjellë probleme të shumta dhe mund t’iu kushtojnë shumë.

Shigjetari- Sot do të ndiheni më superior se të tjerët dhe do të keni një sjellje arrogante. Por në punë do të keni disa probleme, pasi të gjithë do të bëhen kundër jush dhe mund të merrni një lajm të keq.

Bricjapi– Një ditë e bukur do të jetë kjo e hënë për ju. Kriza e ditëve të fundit do të marrë fund dhe mund të kryeni disa shpenzime që i keni pasur në plan kohët më parë. Do arrini të zgjidhni problemet në familje.

Ujori- Një problem shëndetësor që u ka shqetësuar kohët e fundit do t’u rishfaqet sërish. Në punë do të ndiheni shumë të lodhur dhe do të kërkoni disa ditë pushim, por kjo nuk do jetë e mundur.

Peshqit– Sot do të tregoheni shumë të sjellshëm me njerëzit që u rrethojnë. Shumë probleme do t’i zgjidhni me mënyrën tuaj të të folurit. Për sa i përket çështjeve financiare, mund të keni një balancë mes shpenzimeve dhe fitimeve./tvklan.al