Horoskopi 26 Shtator 2020


Horoskopi 26 Shtator 2020

08:29 26/09/2020

Dashi-Lidhja Venus-Saturn mund t’ju bëjë konfuzë dhe t’ju bëjë të mendoni se diçka është shumë e rëndësishme, kur në të vërtetë nuk ka fare rëndësi.

Demi- Sot me Marsin dhe Uranin në shenjë do të keni një shans më shumë për t’u afirmuar në fushën profesionale. Nga ana tjetër, Afërdita ju risjell qetësinë shpirtërore.

Binjakët- Mendoni më shumë për projektet afatgjata, në mënyrë që të evitoni monotoninë. Një ditë e mirë për raportet profesionale favorizohet nga hyrja e Mërkurit në shenjë.

Gaforrja- Pozicioni aktual i Afërditës nuk do të jetë vetëm ylli që do t’ju orientojë në fushën sentimentale, por do t’iu japë gjithashtu aftësinë për të bindur të tjerët.

Luani- Nëse keni bërë diçka në të shkuarën për të cilën tashmë jeni penduar, sot do të keni tendencën për ta ndrequr. Por gjasat janë që të tjerët e kanë harruar, kështu që nuk ia vlen ta rihapni si problem.

Virgjëresha- Asgjë nuk vjen falas, sado e vogël apo e parëndësishme të jetë ajo. Çfarëdolloj gjëje të jeni duke përfituar “falas”, do t’ju duhet ta paguani. E rëndësishme është që mund ta përballoni.

Peshorja- Bëni çfarë të mundni për të ndihmuar një mik, por mos e vini veten në pozita të tilla që ta bëni këtë gjatë gjithë kohës. Ndonjëherë mund të jeni më ndihmues se sa duhet.

Akrepi- Parashikohet një ditë e mirë për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje. Mos nguroni t’i jepni përgjigjen e merituar kujtdo që ju paragjykon.

Shigjetari- Nëse duhet të bëni figurë të mirë tek punëdhënësit, mos u tregoni të ndrojtur. Guxoni për atë që synoni. Të tjerët do t’ju shohin me sy tjetër.

Bricjapi- Duhet të shfrytëzoni në maksimum ndikimin e Afërditës në dashuri, për t’i dhënë fund një herë e mirë një mosmarrëveshjeje me partnerin. Sa i përket financave, duhet të bëni kujdes me shpenzimet.

Ujori Duhet të tregoheni më realistë e të vlerësoni me objektivitet atë që ndodh rreth jush. Një takim mund të rezultojë mjaft interesant.

Peshqit- Nuk do t’ju mungojë as mbështetja e yjeve dhe as dëshira juaj për të bërë gjithçka mundeni për të realizuar një projekt. Një rival i juaji mundohet që t’ju nxjerrë pengesa.  /tvklan.al



Të ngjashme