Dashi- Pavarësisht se si ndiheni sot është e rëndësishme të pranoni gabimet tuaja. Pavarësisht situatës është e rëndësishme të qëndroni në këmbë dhe të pranoni dobësitë tuaja. Beqarët duhet të shfrytëzojnë këtë ditë pozitive për të realizuar takime interesante.

Demi- Është e rëndësishme të kontrolloni qëndrimin tuaj dhe të lini mënjanë krenarinë. Ju mund të përfundoni duke i larguar njerëzit, nëse nuk jeni të vetëdijshëm se si veprimet tuaja ndikojnë në marrëdhëniet tuaja. Financat do të jenë të qëndrueshme për të arritur shpenzimet e nevojshme.

Binjakët– Marrdhënia juaj në çift pritet të jetë shumë e mirë ditën e sotme. Beqarët do të kalojnë gjithë ditën me miqtë e tyre, duke mos menduar aspak për dashurinë. Kini kujdes me shpenzimet.

Gaforrja– Dinamika ndërpersonale mund të jetë pak e çuditshme sot. Kini kujdes me marrëdhëniet tuaja dhe shmangni debatet e kota. Para se të akuzoni të tjerët, kontrolloni veprimet tuaja. Sot parashikohet një ditë e mirë për çiftet, kurse beqarët do të refuzojnë persona për shkak të mos përshtatjes me ta.

Luani- Nëse jeni duke u përpjekur për të larguar një zakon të keq ose për të bërë një ndryshim kjo është dita e duhur. Përqendrohuni në arsyet pse doni të bëni këtë ndryshim. Në lidhje me financat, sot do të mendoni dhe do të planifikoni më mirë për ditët në vijim.

Virgjiresha– Puna do të kërkojë vëmendjen tuaj të plotë sot. Sigurohuni që mendimet tuaja të mbështeten në fakte sot sepse mund të ndodhë që të gaboni. Mbajini mendimet për vete dhe thjesht veproni. Ju e dini se çfarë duhet të bëni.

Peshorja- Mos bëni premtime që nuk i dini me siguri nëse mund t’i mbani. Njerëzit përeth jush mund të zhgënjehen nëse fjalët tuaja nuk përputhen me veprimet. Në aspektin financiar duhet të keni kujdes pasi që mund të bëni shpenzime të papritura.

Akrepi– Tregohuni të kujdesshëm ditën e sotme në lëvizjet tuaja. Për beqarët do të jetë një ditë paksa nervoze, pasi që do të duhet të përballeni me situata aspak të mira. Tregoni kujdes për financat dhe bëni shpenzime të matura në mënyrë që të mos keni pasoja.

Shigjetari- Duket se sot është dita juaj për të realizuar projekte të reja. Gjithashtu mos ia mohoni ndihmën një mikut tuaj sot. Tregohuni të butë me ata që nuk janë sjellë mirë me ju.

Bricjapi- Do të merrni shumë mbështetje dhe këshilla nga njerëzit e tjerë sot, por në fund çfarëdo vendimi që merrni duhet të vijë nga zemra juaj. Dita për beqarët nuk do të jetë ditë me fat për të gjetur personin e zemrës. Financat do të jenë në një nivel të vështirë.

Ujori- Nuk duhet të ndjeheni fajtorë për gabimet e të shkuarës. Gabimet janë ato nga të cilat mësojmë. Sot ka mundësi që të keni debate me partnerin tuaj, por do t’i kaloni me qetësi. Financat duhet t’i menaxhoni më mirë, pasi parashikohet një periudhë e vështirë.

Peshqit– Sot do jeni në harmoni të plotë me partnerin, kështu që dëgjoni ato që ju tregojnë instinktet tuaja dhe veproni ndaj tyre me besim. Mendimet dhe ndjenjat tuaja nuk do të jenë në kundërshtim me njëra-tjetrën./tvklan.al