Dashi – Tempo e jetës do të jetë e shpejtë këtë javë dhe ju mund të mos plotësisht gati. Ju pëlqen apo jo, ju do të bëheni pjesë e vorbullës së jetës.

Demi – Mund të jetë vendimi i zgjuar për të pritur një ditë apo dy para se të bëni plane. Efektet e hënës së plotë të ditës së djeshme do të zgjasin. Jepini leje vetes suaj të shmangni aktivitetet energjike.

Binjakët – Do të keni mundësi për lënë shenjën tuaj përgjatë javës në vazhdim dhe Marsi është në anën tuaj. Megjithatë, mos shkoni shumë larg e të mërzisni njerëzit, mbështetja e të cilëve do ju duhet.

Gaforrja – Jeta ecën me cikle. Edhe nëse ndiheni poshtë këtë kohë, nuk ka asnjë pikë dyshimi se shpejt gjendja juaj emocionale do të përmirësohet. Këtë javë mund të mos përparoni shumë në planet tuaja.

Luani – Bota papritur duket një vend më i bukur dhe shpresëplotë për ju. Kjo mund t’ju bëjë që të merrni vendime të pamenduara shumë mirë. Do të kënaqeni ndoshta, por edhe mund të vuani pasojat.

Virgjëresha – Java në vijim është e mirë për të planifikuar se çfarë do të bëni në vazhdim. Sinjali kozmik për të nisur me planin tuaj nuk ka ardhur ende, prandaj duhet të ruani energjinë tuaj për një moment më të përshtatshëm.

Peshorja – Zgjeroni horizontet tuaja këtë javë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Por mos e rraskapitni veten. Kujtoni që shenja juaj është për balancën. Sforcimi i tepërt për në një drejtim me siguri do të krijojë lëkundje.

Akrepi – Ndjenjat tuaja janë gjithmonë intensive, por këtë javë mund të arrini nivele të ulëta dhe të larta, të cilat do ju frikësojnë pak. Nëse ndjeni se gjërat po dalin jashtë kontrollit, gjeni një vend të qetë, ku mund të qëndroni vetëm për pak kohë.

Shigjetari – Po, të kundërtat tërhiqen. Me Jupiterin përballë Marsit javën që vjen ju mund të tërhiqeni nga dikush që nuk është tipi juaj. Përpiquni të shijoni momentin, i cili mund të mos zgjasë shumë.

Bricjapi – Ndikimi i Marsit në fushën tuaj do ju inkurajojë të jepni gjithçka nga vetja javën që vjen. Kjo mund të mos mjaftojë. Nëse shikoni që një detyrë është shumë e madhe për ju, mos e bëni. Nuk ju duhet të bëni gjithçka.

Ujori – Ka shumë gëzim në ajër. E ndjeni se diçka speciale do të ndodhë. Do të ndodhë më shpejt dhe do të jetë më e suksesshme nëse përfshini edhe njerëz të tjerë.

Peshqit – Pyetja që duhet t’i bëni vetes është se çfarë mund të bëni për të plotësuar kërkesat tuaja në shtëpi dhe në jetën tuaj të punës. Mund të mos keni përgjigje të thjeshta, por nëse përdorni pak zgjuarsinë tuaj natyrale, do ta gjeni një rrugë. /tvklan.al