Lulet nuk do të jenë e vetmja gjë që do të çelin këtë pranverë. Fatmirësisht, yjet janë në anën tuaj dhe për disa shenja do të lulëzojë edhe dashuria.

Jupiteri është planeti që sjell fatin dhe energjinë pozitive por lidhet edhe me dashurinë jetëgjatë. Të paturit e Jupiterit në shenjën tënde është diçka shumë e mirë, sidomos nëse do të dilni në një takim.

Disa  planetë e kanë mbaruar ciklin e tyre dhe kjo nënkupton një fillim të ri. Në astrologji kjo është shumë e rëndësishme sidomos nëse po kaloni një periudhë të vështirë, të paqartë apo ndarje sepse lëvizjet e reja janë shenjë që planetët do të sjellin më shumë fat dhe dashuri.

Por tri prej shenjave ka shumë gjasë që këtë vit të bien në dashuri.

Binjakët

Plutoni, planeti i metamorfozës e ka përfunduar ciklin në shtëpinë e intimitetit për Binjakët duke i bërë që të mësojnë më shumë dhe të reflektojnë mbi jetën dashurore gjatë muajve të shkuar. Ky planet sjell ndryshime të mëdha kështu që mund të kenë mësuar se çfarë po kërkojnë në një partner dhe janë gati për të pritur lëvizjen e Jupiterit në shenjën e tyre.

Jupiteri drejton marrëdhëniet dhe është planeti i fatit, begatisë dhe zgjerimit. Kjo energji mund të jetë një motiv që Binjakët të dalin dhe të kërkojnë dashurinë që meritojnë. 25 maji parashikohet si një ditë me shumë fat për dashurinë sepse Jupiteri hyn në shenjën e Binjakëve dhe i përgatit për një verë plot dashuri si dhe sjell fat te marrëdhëniet për 12 muajt në vazhdim.

Peshorja

Yjet tashmë e kanë shkruar që Peshorja do të bjerë në dashuri. Në shtëpinë e lidhjeve ka shumë dashuri, argëtim dhe flirt. Plutoni ndodhet në shtëpinë e pestë, të romancës kështu që do të presin që jeta erotike të shpërthejë si kurrë më parë. Gjithashtu mund të kenë një favor në marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe në lidhje kështu që duhet t’i mbajnë sytë hapur për përspektiva të reja dhe sidomos për të harruar plagët e së shkuarës.

Për t’i marrë më të mirën këtij momenti, është që të takojnë njerëz në mënyra krejtësisht spontane. Afërdita, planeti i dashurisë do të qëndrojë në Dash deri më 29 prill dhe kjo sjell gjëra të mira në shtëpinë e marrëdhënieve. Disa Peshore mundet të kontaktohen nga një ish-partner që nuk e kanë pritur dhe ndoshta mund të kenë një shans të dytë. Fati do të jetë në anën e tre ndaj mos të habiten nëse njohin dikë krejt rastësisht.

Akrepi

Një nga kalimet më të rëndësishme të këtij viti po ndodh në shtëpinë e marrëdhënieve dhe martesës për Akrepin. Nëse ka shpresuar që të gjejë dashurinë, është momenti i duhur. Më 20 prill do të ketë një takim të Jupiterit me Uranin që do të sjellë një kthesë të papritur dhe më shumë mundësi për dashurinë. Akrepët mund të njohin dikë dhe të dashurohen menjëherë.

Për Akrepët që nuk janë të qartë në marrëdhëniet e tyre, lëvizja e Plutonit në shtëpinë e 4-t të familjes do të sjellë ndryshime brenda saj si bashkëjetesa apo ndryshimi i konceptit rreth familjes. Ky tranzicion mund të sjellë një bisedë të rëndësishme ku të dy partnerët më në fund t’i hapin zemrën njëri-tjetrit. Më vonë, mund të jetë katalizatori për të bashkëjetuar dhe nëse e dëshirojnë këtë hap, mund ta ndërmarrin pa e zgjatur më tej./tvklan.al