Dashi – Mendohuni mirë përpara se t’i nisnin gjërat nga fillimi. Ndonëse mund të jetë një mundësi e mirë për të krijuar shoqëri të reja, bëni mirë që të hetoni më parë ambientin. Mundësi të shumta ju presin në aspektin profesional, ndonëse ftytet e vërteta do t’i shinni në fund. Fundjava e Shën Valentinit duket sensuale, pak intensive, por argëtuese.

Demi – Mund të hasni kundërshti me dikë për një plan apo ide të cilën e keni menduar dhe jeni entuziastë. Për pasojë, mund të jetë e nevojshme që të flisni hapur me personin në fjalë. Nëse nuk gjeni kompromis, do t’ju duhet t’ia bëni gjërat e qarta idetë dhe qëllimet tuaja. Tensionet do të zbuten në fundjavë.

Binjakët – Ndonëse mund të keni dëshirë të eksploroni mundësi të reja, përgjegjësitë e shumta do të jenë pengesë. Kjo është dilema me të cilën do ta nisni javën, kur një mundësi që do t’ju duket tepër e mirë dhe që nuk duhet humbur, do të duhet ta humbini për shkak të angazhimeve të tjera. Megjithatë mos u demoralizoni, pasi gjatë ditëve në vijim mund të paraqiten raste të tjera.

Gaforrja – Do të ndaheni në dy drejtime, veçanërisht nëse e keni me ngut që të investoni në një ide të re biznesi. Plane apo projekte të tjera mund t’ju pengojë që të ecni para. Mund t’ju duhet që të zgjidhni njërën prej mundësive nëse nuk i bëni dot të dyja njërkohësisht. Në aspektin sentimental fillimi i javës do të jetë tepër romatik, pavarësisht se Shën Valentini është në fund të javës.

Luani – Pavarësisht se Hëna e re mund të inkurajojë krijimin e një romance të re apo përforcimin e një lidhje aktuale, disa ndikime të jashtme mund t’ju bëjnë që t’i merrni vendimet me vonesë. Problemi mund të jenë kundërshti nga pjesëtarë të familjes apo rrëfime të caktuara. Mos i injoroni, pasi mund të jenë të rëndësishme. Do të mund t’i jepni zgjidhje kësaj situate pas ditës së shtunë, ndaj bëni durim.

Virgjëresha – Ana krijuese do të jetë disi e vakët, pavarësisht energjive që mund të keni për të inkurajuar veten për të treguar aftësitë tuaja. Mos u dorëzoni, pasi ftytet e punës do të duken më vonë. Këtë javë do të jeni të paduruar për ta nisur me këmbë të mbarë sa i përket shëndetit dhe çështjeve që lidhen me të. Nëse e keni të vështirë për të vendosur se çfarë është më e mira për ju, konsultohuni me një ekspert që mund t’ju vijë në ndihmë.

Peshorja – Çështje që lidhen me vetëvlerësimin mund të luajnë rol sa i përket vendimit për të vijuar më tej me një romancë të re. Fillimi i javës mund kërkojë që të merrni një vendim të rëndësishëm për lidhjen tuaj. Të biseduarit me një mik mund t’ju ndihmojë për të patur një perspektivë të re, sidomos në fundjavë. Kjo mund të vlejë edhe për një projekt që kërkoj krijimtari dhe paqartësisë për ta pranuar ose jo.

Akrepi – Hëna e re kërkon që të jeni të kujdesshëm sa i përket familjes, pasi mund të tregoheni të nxituar dhe impulsivë. Prisni disa ditë pasi mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më të sigurtë për të marë një vendim. Nga ana tjetër, këtë javë do ta keni tepër të lehtë për të punuar me një projekt që ju tërheq pamasë. Fundjavë plot pasion për ata që janë në një lidhje dhe supriza për kë është në kërkim të njohjeve të reja.

Shigjetari – Disa çështje të pazgjidhura mund të jenë aryeja e një lëvizje apo fillimi i një faze të re apo një projekti të ri. Nëse një çështje e caktuar deri më tani ju ka bërë të shpenzoni energji dhe të ndiheni keq është momenti që të gjeni kohë për ta zgjidhur. Një moment që i jepni zgjidhje do të ndiheni shumë më pozitivë dhe më me vitalitet në përditshmërinë tuaj.

Bricjapi – Mund të mos jetë momenti më i mirë për t’u bërë pjesë e një projekti të caktuar që kërkon shpenzime. Bëni më parë një punë kërkimore sa i përket çmimeve. Mërkuri në shenjë, në fundjavë mund t’ju ndihmojë për të gjetur mënyra të reja për përmirësimin e aspektit financiar.

Ujori – Ndonëse Hëna e re në shenjë mund të jetë peruidha më e mirë e vitit për ju, do t’ju duhet të konsideroni prioritetet përpara se të merrni një vendim. Zgjidhja e dilemës për të vazhduar me planet e nisura sa i përket karrierës apo synimeve që janë të rëndësishme për ju personalisht, mund të jetë vendimtare për të ardhmen.

Peshqit – Kjo mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për një fillim të ri, sa i përket anës shpirtëore. Hëna e re mund t’ju inkurajojë që të mësoni të meditoni, të bëni joga apo të njiheni me njerëz që ndajnë ide të njejta me ju. /tvklan.al