Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, as mbledhjes së qeverisë ka njoftuar vendimet e rëndësishme që janë firmosur sot. Në një konferencë për mediat, Hoti tha se dialogu me Serbinë i ndihmuar nga Bashkimi Evropian do të rinis sërish.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se tema e Asociacionit nuk do të diskutohet më pasi kërkohet që dialogu të shkojë përpara.

Ne kemi treguar konstruktivitet karshi këtij procesi. Sa për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ajo temë nuk hapet më sepse është mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013. Asociacioni i tillë nuk diskutohet. Unë do të kujdesem që procesi i dialogut të shkojë përpara. Nëse nuk shkon përpara do të jetë për shkak të Qeverisë së Serbisë që nuk është e gatshme që të shkojë drejt marrëveshjes përfundimtare”, u shpreh ai.

Kryeministri iu përgjigj pyetjes dhe për hyrjen e PDK-së në qeveri duke thënë se “koalicioni qeverisës është duke funksionuar. Për kohë sa qeveria është qëndrueshme unë nuk shoh arsye që të hyjmë në obligime të tjera”. Me këto fjalë Hoti përjashtoi mundësinë e futjes në qeveri dhe të Partisë Demokratike në qeveri./tvklan.al