Takimi i paraprin rinisjes së dialogut me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka zhvilluar një takim rreth dy orësh me Presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Ende nuk ka zyrtarisht detaje për atë se çfarë është diskutuar në takim.

Sipas zyrtarëve të zyrës së Kryeministrit Hoti detajet e takimit do të bëhen të ditura nëpërmjet një komunikate për media.

Zhvillimi i një sërë takimesh me liderët europiane dhe zyrtarët e BE, vijnë pas dështimit të takimit të Washingtonit i cili ishte iniciuar nga Richard Grenell.

Tv Klan