Thirr ezanin e akshamit një orë para kohe, konfuzon agjeruesit

Ndodhi e veçantë në Samsun të Turqisë. Në ditën e dhjetë të muajit të Ramazanit, ezani i darkës pas të cilit hapet edhe iftari u këndua 1 orë më herët. Normalisht ezani duhet të dëgjohej në orën 19:41 me orën lokale, por u këndua në 18:41.

Kjo i habiti banorët e qytetit, të cilët dolën nëpër ballkone të habitur me atë që po dëgjonin. Disa morën menjëherë telefonat për të filmuar atë që po ndodhte.

“Është gabim. Mos e prishni agjërimin”.

“Ka edhe një orë kohë nga ezani”.

“Mos! Nuk e kapa dot me video. U lexua ezani një orë më herët”.

15 minuta më pas, nga e njëjta xhami u dëgjua sërish një lajmërim.

“Qytetarë të dashur! Ju lutem, mos e prishni agjërimin. Ishte një gabim i sistemit. Kemi edhe 45 minuta kohë nga nisja e iftarit”.

Reagimet për këtë ngatërresë kanë qenë të shumta.

“Nuk do ta nisim Hoxhë. Ne jemi të zgjuar. Nuk të bindemi ty”.

Po dje, i njëjti gabim ndodhi edhe në qytetin e Bursës ku ezani i darkës nisi 6 minuta më herët. Kjo bëri që shumë njerëz të hapnin iftarin ndërsa tani janë të detyruar që të mbajnë edhe një ditë më shumë agjërim për të shlyer gabimin e bërë, në fakt jo për faj të tyre, por të hoxhës.

Klan Plus