Presidenti i Republikës Alfred Moisiu i bëri të qartë Parlamentit vetëm pak ditë më parë se nuk do të shkarkonte Prokurorin e Përgjithshëm Theodhori Sollaku sipas propozimit që i kishte ardhur. Ai  ka dhënë arsyet e tij përmes një shkrese zyrtare, e cila ngjalli reagimin kontradiktor të palëve. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që maxhoranca e quajti akt jo të drejtë.

Ky vendim ka shkaktuar diskutime  të mëdha, ndërkohë që për të folur rreth tij ishin të ftuar në “Opinion” të Blendi Fevziut politikanët Ilir Rusmajli, Astrit Patozi, Besnik Dervishi dhe Saimir Tahiri.

Gjatë emisionit zëvendëskryeministri u shpreh se Presidenti nuk kishte analizuar shkeljet e ligjeve dhe Kushtetutës të Prokurorit të Përgjithshëm Sollaku. Sipas tij Moisiu e ka justifikuar juridikisht  dhe ka refuzuar të shqyrtojë shkeljet duke e mbrojtur. /tvklan.al


Të ftuar: Ilir Rusmajli, Astrit Patozi, Besnik Dervishi, Saimir Tahiri.