Kompania e prodhimit të pajisjeve teknologjike Huawei edhe pse i janë vendosur sanksione nga SHBA, ka nisur punën për prodhimin e makinave elektrike. Sipas Reuters, Huawei është në bisedime me Changan Automobile, për të përdorur impiantet e tyre për të nisur prodhimin e automjeteve elektrike.

Kompania kineze është gjithashtu në diskutime me BluePark të Grupit BAIC që mbështetet nga Pekini zyrtar, për të prodhuar makinat e saj elektrike.

Plani paralajmëron një ndryshim të madh për Huawei edhe pse për dy vite janë në fuqi sanksionet nga SHBA. Por një zëdhënës i Huawei mohoi planet e kompanisë për të dizenjuar makinën elektrike ose për të prodhuar automjete të markës së tyre.

Huawei nuk është prodhues makinash, por sidoqoftë ne synojmë të jemi në gjendje të ofrojmë pajisjeve origjinale që mund të përdoren për të ndërtuar automjete më të mira”, ka thënë zëdhënësi i kompanisë.

Huaëei u vendos në listën e zezë nga administrata Trump për shkak se synonte që të zbatonte rrjetin 5G, por SHBA shihet si një rrezik për sigurinë kombëtare./tvklan.al