Një i ri ka gjetur vdekjen këtë të diel në aksin rrugor Fushë Krujë-Rinas. Ai udhëtonte me një çiklomotor, kur rreth orës 17:15, doli nga rruga dhe u aksidentua.

Viktima është një 29-vjeçar me iniciale E. B., banues në Fushë-Krujë. I riu u dërgua fillimisht në Spitalin Ushtarak në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë në orën 21:30.

Policia thotë se vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/tvklan.al