Tiranë: Një i vdekur dhe dy të plagosur në aksident

Foto ilustrim

Tiranë: Një i vdekur dhe dy të plagosur në aksident

15:59 22/11/2020

Një burrë gjeti vdekjen këtë të diel, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti me makinë të ndodhur në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit. Sipas policisë, shoferi i makinës udhëtonte në një zonë e cila është kantier ndërtimi, kur humbi kontrollin e mjetit.

Pasojat ishin të rënda për 3 pasagjerët që ndodheshin në makinë me të. Një prej tyre, i moshës 68-vjeçare humbi jetën në vendngjarje, ndërsa dy personat e tjerë u dërguan me ambulancë në spital.

Me qëllim zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë, në vendin e ngjarjes ndodhet një grup hetimor./tvklan.al





Të ngjashme