Një aksident fatal ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Fushë -Krujë. Një 35 vjeçare, me inicialet E.A ka humbur kontrollin e mjetit me targë AA314CC dhe është përplasur më një shtyllë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Larushk në Fushë Krujë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për të zbardhur shkakun e aksidentin, i cili i mori jetën të resë.

Njoftim i policisë

Më datë 22.02.2019, rreth orës 12:15, në Larushk, drejtuesja e mjeti me targë AA314CC, shtetasja E.A., 35 vjeçe, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur më një shtyllë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

/tvklan.al