Humbja e Europianit dhemb ende, rezervimet në restorantet italiane në Angli bien me 55%


Humbja e Europianit dhemb ende, rezervimet në restorantet italiane në Angli bien me 55%

23:45 17/07/2021

Fraza e famshme e Leonardo Bonucci “ju duhet të hani edhe disa makarona” ka pasur efekt të kundërt te tifozët anglez.

Britanikët nuk e kanë harruar ende disfatën në Euro 2020 kundër Italisë. Një ëndërr e shkatërruar që i bëri qytetarët londinez dhe jo vetëm të bojkotojnë restorantet italiane.

Sipas një sondazhi nga faqja e specializuar “The Fork UK”, pas ndeshjes midis Anglisë dhe Italisë rezervimet në restorantet italiane të vendosura në territorin britanik kanë rënë me 55%. Në të njëjtën kohë, klientela në restorantet dhe baret britanike u rrit. 

Ata janë ende të zhgënjyer nga kjo humbje dhe preferojnë të konsumojnë peshq dhe patate të skuqura, sesa makarona e pica, të cilat njihen si pjata italiane. Italianët kanë fituar luftën e futbollit, por këto ditë britanikët po fitojnë luftën e ushqimit,” tha drejtori menaxhues i The Fork në Mbretërinë e Bashkuar, Patrick Hojkas. Sesa do të zgjas kjo mërzitje mbetet të shihet.

Klan News






Të ngjashme