Hungaria paralajmëron se do të kundërshtojë në rrugë ligjore vendimin e Parlamentit Europian për sanksione. Qeveria e Viktor Orbanit e quajti të pavlefshëm aktivizimin e Nenit 7 të traktatit themelues të BE-së.

Ky nen i heq të drejtën e votës Hungarisë në institucionet vendimmarrëse të Bashkimit Europian.

Në mbështetje të Hungarisë doli Polonia, që paralajmëroi se do të vendoste Veton kundër vendimit të Parlamentit Europian.

Të mërkurën, eurodeputetët vendosën të ndëshkojnë Budapestin, pas shkeljes së parimeve themelore europiane duke mos pranuar refugjatë apo duke censuruar fjalën e lirë.

Tv Klan