I cilësuar si mashkulli më seksi, George Clooney feston 60-vjetorin



I cilësuar si mashkulli më seksi, George Clooney feston 60-vjetorin

11:00 06/05/2021

I cilësuar si mashkulli më sexy, nga angazhimet mes politikës dhe të të drejtave

Aktori i famshëm i Hollywoodit George Clooney  feston përvjetorin e 60 të lindjes. Vjedhësi i ri i zemrave “Doug” Ross i “E.R.”, mashtruesi i “Ocean’s Eleven”, agjenti sekret atletik i “Syriana” ka lindur në Lexington në 1961

Goditja e vërtetë e fatit i erdhi në 1994 me serialin televiziv NBC “ER – Mjekë në vijën e parë” që vazhdoi me një audiencë mbarëbotërore për 15 sezone deri në 1999. Clooney, besnik i karakterit të tij nga sezoni i parë deri në sezonin e fundit, revista people e cilëson si  “mashkullin më seksi në botë” ku ky titull për aktorin ishte një rrugë e shtruar për në Hollyëood.

Në fund të viteve 1990  Clooney  luajti në filma të zakonshëm si “Batman & Robin” dhe filma siç janë ata të krijuar bashkë me Vëllezërit Cohen “Vëllai ku je ti?”, 2000, me gurunë amerikan Terrence Malick dhe u bashkua në ekran me Michelle Pfeiffer dhe Nicole Kidman.

Në vitin 2013 ai filloi të takohej me avokaten e bukur Amal Alamuddin me të cilën u martua në vitin 2014 dhe me të cilën ka dy binjakë të lindur në vitin 2017. Një çift që gjithmonë e ka bërë Hollywood-in dhe jo vetëm të ëndërrojë. Sharmi i George dhe Amal i ka bërë disa të hipotezojnë ngjitjen e tyre në Shtëpinë e Bardhë, duke pasur parasysh angazhimin e tyre në frontin social dhe politik. Clooney ka përkrahur disa herë Hillary Clinton dhe kundër Donald Trump.

Klan News










Të ngjashme