Një 48-vjeçar shqiptar që kërkohej nga autoritetet italiane, është arrestuar në vendin tonë. Edmond Sufja është kapur në Lezhë nga forcat e Fast Albania dhe Interpol Tirana.

48-vjeçari Sufja është i dënuar nga Gjykata e Milanos me 18 vite burg për veprën penale organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Edmond Sufja u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë. /tvklan.al