Policia Kufitare e Morinës ndaloi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqia, të dënuar për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.

Si rezultat i intervistimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, u ndalua në hyrje të Shqipërisë me qëllim ekstradimin në Turqi, 36-vjeçari me shtetësi turke, Koray Aniç, 36 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Stambollit e ka dënuar me 4 vjet, 6 muaj e 5 ditë burgim për rrëmbim, kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Vijojnë procedurat për ekstradimin e 36-vjeçarit në Turqi./tvklan.al