I dënuar me burgim të përjetshëm në Itali, kapet në Durrës

I dënuar me burgim të përjetshëm në Itali, kapet në Durrës

13:08 10/07/2019

Një 49-vjeçar i dënuar në mungesë dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, është arrestuar në Durrës nga uniformat blu.

Ai është Ermir Dervishi i dënuar për vrasje me burgim të përjetshëm. Gjykata e Apelit të Alessandrias ka dhënë ndaj tij vendim të formës së prerë. 49-vjeçari Dervishi është dënuar për një vrasje të ndodhur më 18 Shkurt në vitin 1999 në Itali.

Ermir Dervishi është arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë ku do të vuajë dënimin me burg përjetë. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT