29-vjecari plagoset nga forcat e rendit

Një 29-vjeçar i cili ruante serat me kanabis në Cakran të Fierit ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të policisë. Gjatë kontrollit të territorit në fshatin Gjorgoz, policia e fierit zbuloi një person që mbante në dorë një armë zjarri kallashnikov.

Sipas policisë  i riu Greseld Shpataraku i cili ruante serat me 23 kubikë kanabis sativa, nuk iu përgjigj thirrjes së efektivëve që të hidhte armën dhe mos të lëvizte. 29-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të tyre. Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, i riu ka marrë një plumb në shpatull dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat blu sekuestruan edhe armën tip kallashnikov. Nuk ishte hera e parë që Greseld Shpataraku merrej me kultivimin e tyre, pasi sipas policisë ai ka qene i dënuar me parë 3 vjet burg për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Një grup hetimor i përbërë nga prokurorë dhe efektivë policie po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Tv Klan