Një 31-vjeçar me iniciale S.E nga Dibra është shpallur në kërkim nga policia pasi i mori me forcë 100 Euro një maqedonasi për rregullimin e makinës. Ngjarja ka ndodhur dje në Maqellarë, ku maqedonasi M.D 43 vjeç udhëtonte nga Durrësi drejt doganës së Bllatës së bashku motrën B.K dhe xhaxhain e tij.

Sipas hetimeve të policisë, rezulton se maqedonasit me iniciale M.D,  i është prishur automjeti dhe nëpërmjet një shtetasi tjetër maqedonas (shok i tij), i ka kërkuar ndihmë shtetasit  S.E, për të riparuar automjetin.

Pas riparimit të automjetit, janë nisur në drejtim të doganës së Bllatës, ku më pas dyshohet se shtetasi S.E, ka zbritur nga automjeti  i tij dhe i ka kërkuar shtetasit maqedonas M.D. 100 euro në këmbim të shërbimit që i bëri automjetit të tij.

Maqedonasi nuk ka qenë dakord për shumën, por më pas i’a ka dhënë shumën që i ka kërkuar 31-vjeçari me iniciale S.E.

Lidhur me pretendimin e shtetases maqedonase B.K, se 31-vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, ajo ka deklaruar se ka hequr dorë nga denoncimi.

/tvklan.al