Një peshkatar u tmerrua kur në varkën e tij u ngjit një peshkaqen i bardhë plot 200 kilogramë, duke e përplasur tutje e duke i lënduar krahun.

73 – vjeçari Terry Selwood kishte hedhur grepin në vendin e tij të zakonshëm, në Evans Head, Australi, kur grabitqari doli nga uji.

Siç shkruan BBC, ai tha se peshkaqeni 2.7 metra i gjatë hipi në varkën e tij rreth 5 metra dhe e lëndoi.

“Po humbisja mjaft gjak. Shtanga në vend, nuk po i besoja syve, nuk mund ta besoja atë që sapo kishte ndodhur. Mendova o Zot, duhet të iki nga këtu”,

tha 73 – vjeçari për mediat lokale.

Peshkatari u gjet nga skuadrat e shpëtimit, i mbuluar nga gjaku.

Ai u nxor në breg dhe më pas u transportua në spital, jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al