Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Angli Stafukën, i arrestuar me urdhër të prokurorisë si i dyshuar si bashkëpunëtor i vendosjes së një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Kjo ngjarje ka ndodhur ndodhur me 19 Nëntor të vitit 2020.

21-vjeçari mësohet se i ka mohuar akuzat e ngritura. Megjithatë gjykata ka pranuar kërkesën e organit të akuzës, dhe e ka cilësuar të ligjshëm ndalimin e Stafukës.

Për të riun është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.

Policia e Lezhës e ndaloi të enjten 21-vjeçarin Stafuka. Ky person, në bashkëpunim me shtetasin E. P. (i ndaluar gjatë operacionit “Eksplozivi”, në dhjetor 2020), më datë 19 Nëntor 2020, në Shëngjin, Lezhë, dyshohet të ketë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të shtetasit Liman Gjoka, një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Klan News