Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi gjatë mesditës së kësaj të premte i vuri zjarrin drejtorisë arsimore të këtij qarku.
Ai është Indrit Alushaj dhe sipas policisë 33-vjeçari ka spërkatur fillimisht me benzinë katin e dytë dhe më pas i kanë vënë zjarrin.
Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat bënë izolimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit.
Mësohet se 33-vjeçari kishte aplikuar më parë për mësues nëpërmjet portalit, por nuk ishte shpallur fitues, gjë që ka shkaktuar zemërim tek ai.
Tv Klan