Presidenti i vendit Ilir Meta mbrëmjen e kësaj të hënë do të jetë i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, përballë gazetarit Blendi Fevziu.

“E pranova me kënaqësi ftesën e Blendi Fevziut, për t’u përballur në “ringun” e “Opinion”-it. Fevziu më paralajmëroi se do bëjë pyetje të forta. Sigurisht që përgjigjet do t’i marrë flakë për flakë”, shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook.

Intervistën me Presidentin Meta do të mund ta ndiqni në orën 22:00 në Tv Klan. /tvklan.al