Në një reklamë u paraqit si përendesha “Durga” e besimit hindu

Fansat janë kritikët kryesorë ndaj personazheve të Hollywood-it. këtë herë reperja amerikane Cardi B është vendosur në qendër të vëmendjes pasi ka pozuar për revistën Footwear News për bashkëpunimin e saj të ardhshëm me kompaninë Reebok.

Ajo shfaqej e veshur me një fustan të kuq ndërkohë që mbante në duar një atlete të kuqe, ndërsa krahë të shumtë shtriheshin rreth saj. Duket sikur reperja në një farë mënyre ka imituar perëndeshën hindu, Durga.

Pikërisht kjo gjë ka irrituar fansat indianë të cilët në rrjete sociale janë shprehur se ajo nuk po respekton dhe po e ofendon perëndeshën. Disa prej tyre shprehen se kjo është racizëm i drejtpërdrejtë.

Cardi B nuk i kanë shpëtuar komentet kritikuese, ndaj është detyruar t’ju kërkojë publikisht falje ndjekësve për foton.

“Kur bëra setin fotografim për Reebok, fotografët më thanë, ‘Duhet të prezantosh një perëndeshë, që përfaqëson fuqinë, feminitetin dhe lirinë’. Dhe kjo është diçka që unë pëlqej. Dhe mendova se kjo ishte shumë mirë, por nëse njerëzit mendojnë se po ofendoj kulturën e tyre apo besimin e tyre, dua t’ju kërkoj falje. Ky nuk ishte qëllimi im”, është shprehur Cardi në Instagram.

Reperja theksoi se nuk do donte që njerëzit mos ta respektonin fenë e saj dhe e pranoi se duhej të kishte bërë më shumë kërkim rreth konceptit. Më pas revista publikoi një kopertinë të re të reperes veshur e gjitha në të zeza.

Klan Plus