Industria e veshjeve i kushton shumë mjedisit


Industria e veshjeve i kushton shumë mjedisit

19:47 19/09/2020

Moda e konsumit në industrinë e veshjeve është më ekonomike, por ama i kushton më shumë mjedisit. Në vit çlirohen në atmosferë 4000-5000 milionë tonë CO2, duke qenë kështu përgjegjëse për 8-10 % të ndotjeve globale.

Madje 1/3 akumulimit të mikroplastikave në oqeane është si pasojë e sektorëve të veshjeve, këpucëve, aksesorëve, ndërsa ndikon 20% në ndotjen e ujërave në gjithë botën.

Po ashtu sektori i veshjeve prodhon çdo vit 92 mijë tonelata mbetje tekstile, ku përfshihen edhe ato që mbeten të pashitura, pra i gjithë malli stok.

Kjo industri nga vitet ‘70 deri më sot ka njohur një zgjerim dhe rritje që ka ecur njësoj me rritjen e popullsisë botërore. Nga viti 1975 deri 2018, prodhimi ka kaluar nga 6 kilogramë në 13 kilogramë veshje për person.

Rritja e kërkesës së veshjeve, ka disa faktorë, por më kryesori duket se është pikërisht se tregu është i pushtuar me ritme të shpejta nga produkte më çmime mjaft të lira dhe të aksesueshme. Kjo ndodhi që në vitet ‘90 me të ashtuquajturën Pret a Porter, apo Moda e Shpejtë, term ky i përdorur nga Neë York Times për herë të parë në vitin 1989 me hapjen e dyqanit të parë Zara.

Më parë në vitet ‘50, një familje mesatarisht shpenzonte 30% të buxhetit familjar për veshjen, në vitin 2009 u ul në 12%, ndërsa sot në Evropë prek vetëm 5% të shpenzimeve të një familjeje. Pra sot blihet më lehtë, më lirë, më shpejt, por ama kostot bien mbi mjedisin që na rrethon, rrjedhimisht mbi ne dhe Tokën.

Klan Plus





Të ngjashme