Ministri i Zhvillimit Ekonomi në Kosovë, Blerim Kuçi ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ka qenë vetë Kuçi që ka njoftuar se është infetkuar, duke e treguar më anë të një postimi në mediat sociale.

Ministri shkruan se është infektuar nga një i afërm i tij që ishte konfirmuar më herët i prekur dhe tashmë do të vijojë të punojë nga shtëpia.

Pasi isha rast kontakti ditë më parë, dje u testova për COVID-19 dhe rezultova POZITIV. Tashmë jam vetizoluar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve, teksa punën po e vazhdoj nga shtëpia.

Juve ju lutem të mbani maskën, respektoni distancën dhe të keni kujdes të shtuar”, shkruan ministri Kuçi.

Më herët më COVID-19 infektuar dhe shumë ministra të tjerë dhe deputetë si dhe Kryeministri, Avdullah Hoti./tvklan.al