Mbrëmjen e sotme Ingrid solli në “X Factor Albania” këngën e Flori Mumajesit “Plas”. Një performancë shumë e ndjerë që mori kritika pozitive nga juria.

E pyetur nga Alketa Vejsiu se kujt ia dedikon këtë këngë, Ingrid mes lotësh tha se e këndoi për gjyshin e saj që nuk jeton më.

“Flori ia ka dedikuar dashurisë së vet, por unë ia dedikoj gjyshit tim që nuk jeton më”, tha Ingrid e përlotur./tvklan.al