Qershia mbi tortë e kësaj mbrëmjeje ishte padyshim ribashkimi i të gjithë konkurentëve të “X Factor Albania 5” në Tv Klan.

Edhe një herë, për herë të fundit ata u ngjitën në skenën ku nisën këtë udhëtim magjik, për të dhuruar një super performancë, të ngjashme me ato që shohim në Super-Bowl.

16 konkurrentët, shoqëruar nga Alketa Vejsiu, kënduan disa super hite botërore, duke dhuruar një performancë dinamike, plot energji dhe emocione.

Në këto katër muaj, spektatorët u mbërthyen në magjinë e këtij show të mrekullueshëm. Emocionet e këtij spektakli nuk njohën kufij. Nga Amerika në Japoni, nga Evropa në Afrikë, ‘X Factor Albania’ bashkoi shqiptarët në mbështetje të talenteve të reja të muzikës shqiptare.

Nga 30 konkurrentë në fazën e vilave të jurisë, 16 prej tyre morën “Po-të” duke siguruar një vend në netët Live në 3 kategori: Kategoria e Vajzave, Kategoria Mix dhe Kategoria e Djemve.

Në kategorinë e vajzave ishin finaliste: Kejsi, Wendy, Kleansa, Anisa dhe Luna.

Në kategorinë mix: Franku, Borana, Alba, Jetmiri dhe Ingridi.

Në kategorinë e djemve: Aldo, Niki, Kevin, Alisi dhe Genti.

‘X Factor Albania’ është një hap i rëndësishëm drejt karrierës artistike të gjithë konkurrentëve, duke shërbyer si një akademi për talentet e tyre./tvklan.al