Google thotë se ka zhvilluar një model të ri të Inteligjencës Artificiale që do të parashikojë ndryshimet e motit 1 javë përpara me saktësi të lartë.

Ky model i ri i Inteligjencës Artificiale quhet SEEDS dhe funksionon në mënyrë të ngjashme me ChatGPT.

SEEDS përdor inteligjencën artificiale për të gjeneruar një numër të madh të parashikimeve të motit në një kohë të shkurtër dhe për të analizuar kushte ekstreme të motit.

Google thotë se kjo do të ketë ndikim direkt në jetën e njerëzve, deri te marrja e vendimeve rutinë.

SEEDS synon që të japë parashikim të saktë të motit 1 javë përpara, përfshirë këtu edhe katastrofat.

/tvklan.al