Conte: Na pret një ndeshje shumë e vështirë

Java e 26-të e Serisë A në Itali do të mbyllet në mbrëmje me ndeshjen Inter-Atalanta. Shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, zikaltrit duan të mbajnë në krye distancën me ndjekësit, ndërsa bergamaskët të rimarrin pozicionin që i mban në Champions League.

E gjithë skuadra është në dispozicion të Antonio Conte, i cili para Handanoviç pritet të vendosë mbrojtjen më të mirë të mundshme, të përbërë nga Skriniar, De Vrij dhe Bastoni. Hakimi dhe Perisic do të garojnë në distancë të plotë, në mes tyre do të shohim Vidal, Barella dhe Brozovic. Në stol ulet Eriksen. Po ashtu, Lautaro Martinez e dërgon Sanchez përsëri në stol. Argjentinasi kthehet në sulm me Lukaku.

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë. Atalanta është një realitet shumë i bukur. U ka krijuar probleme skuadrave të mëdha në Itali dhe Evropë. Gasperini po bën një punë të jashtëzakonshme. Ne e kemi për detyrë të japim gjithmonë maksimumin, për klubin dhe tifozët tanë”.

Në kahun tjetër, Gian Piero Gasperini, ka në dispozicion më të mirët. Muriel për momentin duket i paprekshëm në sulm, me njërin nga Duvan Zapata ose Ilicic në krah. I padiskutueshëm në mbrojtje edhe Berat Gjimshiti. Shqiptari është pikë referimi në repartin difensiv të Atalantës.

Tv Klan