Mauro Icardi i dha fitoren Interit ndaj SPAL. Në letër dukej ndeshje e lehtë, por rezultoi një sfidë ankthi për Interin.

Icardi realizoi në minutën e 14. Antenucci kishte mundësinë të barazonte me 11-metërsh, por nuk u tregua i saktë. Barazimi erdhi vetëm në minutën e 72. Ishte sërish Icardi që mendoi për të realizuar golin e fitores.

Në ‘San Siro’ përballë tifozëve të vet, Milan fitoi 3-1 ndaj Chievo. Heroi i ndeshjes është Gonzalo Higuain që shënoi 2 gola. Argjentinasi realizoi rrjetat e tij në pjesën e parë të takimit. Me fillimin e së dytës Bonaventura shënoi edhe golin e tretë.

Immobile i dha sërish fitoren Lazios ndaj Fiorentinës. Atalanta humbi 1-0 ndaj Samdorias, ndërsa Napoli fitoi 2 – 0 ndaj Sassuolo.

Tv Klan