Milan tani është 9 pikë larg

Inter arriti një tjetër fitore në kampionat, duke u larguar më shumë nga ndjekësi më i afërt Milan. Diferenca tani është 9 pikë. Inter mundi me vështirësi 2 – 1 Torino. Lukaku realizoi me penallti, por Sanabria barazoi përkohësisht rezultatin. Lautaro Martinez vendosi fitoren me golin e shënuar në minutat e fundit të takimit.

Milan nuk po ecën me hapin e skuadrave të tjera. Humbja 1 – 0 në shtëpi me Napoli e bën më të vështirë arritjen e vendit të parë. Goli i Politano në fillimin e pjesës së dytë rezultoi vendimtar. Juventus reagoi në kampionat pas eliminimit në Champions League.

Suksesi 3 – 1 në fushën e Cagliari u arrit falë golave të Cristiano Ronaldo. Portugezi shkoi në kuotën 770 në sfidat zyrtare, duke kaluar Pele. Roma u befasua nga Parma që e mundi me rezultatin 2 – 0. Këto takime mbyllën javën e 27 të Serie A.

Tv Klan